Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

NULL NULL
25.06.2026 11:20
Donald Trump, presidenti amerikan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do të angazhojë burime amerikane për të ndihmuar Venezuelën, e goditur nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që kanë tronditur zonat pranë bregdetit verior të vendit dhe kanë shkatërruar ndërtesa në kryeqytetin Caracas, duke detyruar shpalljen e gjendjes emergjente.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “ShBA qëndron e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë për të ndihmuar”, duke shtuar se i ka urdhëruar të gjitha agjencitë qeveritare të përgatiten për të “vepruar shpejt”. Ai e përshkroi popullin e Venezuelës si “miq të rinj dhe të mëdhenj”, shkruan CNBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, tha gjatë ditës se ShBA është në kontakt me autoritetet venezueliane dhe ka filluar mobilizimin e ndihmave për vendin e Amerikës së Jugut.

Sipas zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Jeremy Lewin, tashmë është aktivizuar një ekip për ndihmë në katastrofa dhe një task-forcë që do të koordinojë dhe dërgojë ndihma urgjente për Venezuelën, përfshirë ekipe kërkim-shpëtimi, furnizime mjekësore dhe ndihmë humanitare.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) ka lëshuar dy alarme të kuqe radhazi përmes sistemit të tij PAGER, duke vlerësuar se ekziston 41% mundësi që numri i viktimave të kalojë 10,000 dhe 17% mundësi që ai të arrijë deri në 100,000. Po ashtu, parashikohet që tërmeti shkatërrues mund t’i ulë ekonomisë së Venezuelës (GDP-së) deri në 7%.

lajme të ngjashme