“Zoti ta jep dhe ta merr jetën”, avokati Bytyqi kundër eutanazisë (VIDEO) NULL NULL 25.06.2026 11:48 25.06.2026 11:48 Eutanazia ishte njër nga temat kryesore që u diskutua sot në emisionin ‘Ora 7’ në Klan Kosova. Kjo çështje ka ngritur debat pas rastit në Holandë, ku një 12-vjeçar i është nënshtruar këtij procesi. Avokati Asdren Bytyqi foli rreth asaj se, a duhet të ekzistojë e drejta ligjore për t’i dhënë fund jetës në rastet e vuajtjeve të rënda, duke u shprehur kategorikisht kundër. Bytyqi dha edhe arsyet e veta se pse është nuk e përkrah eutanazinë, raporton Klankosova.tv “Konsideroj se kjo është formë me të cilat e cënon shenjtërinë e jetës. Jeta është e drejtë ekskluzive të cilën Zoti ia jep njeriut dhe ia merr dhe natyrisht të gjitha sëmundjet edhe këto që kanë vuajtje të mëdha janë sprova, të cilat njeriu është i krijuar t’i durojë derisa ka jetë”, u shpreh avokati. /Klankosova.tv A duhet të lejohet eutanazia? Në Ora 7 diskutohet perspektiva mjekësore, psikologjike dhe ligjore