Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit

NULL NULL
25.06.2026 12:49

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë me dije se kanë filluar punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, këto punime do të zhvillohen sot dhe nesër, ndërsa më 27 qershor pritet që të bëhet asfaltimi i kësaj pjese të rrugës.

Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.

“Kërkojmë nga qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim nga ana e tyre dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik”, tha MIT-ja, raporton Klankosova.tv.

Ministria ka apeluar te ngasësit e automjeteve që gjatë këtyre ditëve të respektohet sinjalizimi rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme