Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor e plotësojnë Evropën

NULL NULL
25.06.2026 14:21

“Rindërtimi i Ukrainës nuk po ndihmon vetëm Kievin, por edhe vetë Evropën”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën që po mbahet në Poloni, ripërsëriti edhe njëherë se bashkimi për të ndihmuar Ukrainën nga pasojat e luftës me Rusinë e ka zgjuar kontinentin.

“Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës. Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërisë strategjike”, tha Rama.

Nga Polonia, ai tregoi se si rindërtimi i Ukrainës duhet të sigurojë funksionimin e saj si një shtet i qëndrueshëm demokratik.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj”, tha Rama.

Gjatë kësaj vizite dyditore në Poloni, kryeministri Rama pritet të ketë një sërë takimesh dypalëshe me homologë, si dhe me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjithashtu, në agjendën e shefit të qeverisë shqiptare janë edhe takime me kompani ndërkombëtare që lidhen me sektorin e energjisë dhe investimeve./A2Cnn

lajme të ngjashme