Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

NULL NULL
25.06.2026 16:13

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për studentët.

Murati përmes Facebook tha se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0, transmeton klankosova.tv.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.

lajme të ngjashme