Ikballe Huduti shpallet “non grata” nga Shqipëria NULL NULL 25.06.2026 15:33 25.06.2026 15:33 Teologia kosovare, Ikballe Berisha-Huduti,është shpallur “person i padëshiruar” nga Shqipëria. Urdhri është firmosur nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, sipas të cilit, asaj i ndalohet hyrja për një periudhë 15-vjeçare. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Arsyet e këtij vendimi bazohen në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike./A2CNN