Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi NULL NULL 25.06.2026 16:51 25.06.2026 16:51 Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në qytetin Kahramanmarash të Turqisë. Sipas mediave turke, zjarri ka rënë në katin e parë të një ndërtese 12-katëshe në lagjen Bogaziçi gjatë orëve të mesditës. Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe shërbimeve emergjente, raporton CnnTurk, transmeton Klankosova.tv. Nga zjarri kanë humbur jetën Esra Saltali 45-vjeçare, Muhammed Saltali, 32-vjeçare dhe Abdulgani Saltali, 26-vjeçare. Ndërkaq, një person tjetër është dërguar në spital për shkak të tymit të shkaktuar nga flakët.