Një periudhë e rëndë për Kosovën: Aksidentet dhe rastet fatale që tronditën vendin NULL NULL 25.06.2026 18:43 25.06.2026 18:43 Fotoilustrim Javët e fundit janë karakterizuar nga një sërë ngjarjesh të rënda që kanë prekur familje të shumta në Kosovë dhe më gjerë. Aksidentet në trafik, vetaksidentet dhe rastet e tjera tragjike kanë marrë jetën e disa personave, nga fëmijë e të rinj deri te të rriturit, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe opinioni publik. Mes viktimave janë një kosovar që vdiq në një aksident në Lezhë, dy mërgimtare, motra, 18 dhe 24 vjeçare, një 29-vjeçar në Prishtinë, një 22 vjeçar që u aksidentua me motoçikletë, një 11-vjeçar pas një vetaksidenti me trotinet në Gjilan, si dhe një i mitur që humbi jetën në Drenas, raporton Klankosova.tv Po ashtu, humbën jetën edhe një 50-vjeçar nga Drenasi që dyshohet se u godit nga rryma elektrike, një grua e lënduar rëndë në një aksident në Pejë dhe një i mitur i gjetur pa shenja jete në Gjakovë. Këto raste kanë tronditur opinionin publik dhe kanë rikthyer vëmendjen te siguria në trafik dhe kujdesi për jetën. Kadri Behluli humbi jetën në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, ai dyshohet se humbi kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Në aksident u lënduan edhe djali dhe motra e tij. Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes Astrit Vllasa humbi jetën në një aksident komunikacioni në Vranidoll të Prishtinës. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore emergjente. E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë Bedri Krasniqi nga fshati Negroc i Drenasit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike. Pavarësisht trajtimit intensiv në QKUK, mjekët konstatuan vdekjen e tij. Dyshohet se e zuri rryma, QKUK jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit nga Negroci Mejdi Deliu, 11 vjeç, ndërroi jetë në QKUK pas lëndimeve të marra nga një vetaksident me trotinet elektrik që kishte ndodhur më 8 qershor në Gjilan. E trishtë, sot varroset 11-vjeçari që humbi jetën pas rrëzimit me trotinet në Gjilan Një i mitur u gjet i vdekur në fshatin Palabardh të Gjakovës. Policia ka iniciuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Tragjike: Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë Hafir Maka humbi jetën tragjikisht në një vetaksident në fshatin Fushticë e Poshtme në rrugën Carralevë–Komoran. Vdekja e tij shkaktoi pikëllim të madh në komunitet. E dhimbshme: Ky është i mituri që u aksidentua për vdekje në Drenas Një tjetër jetë e re u shua tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Viktimë ishte 22-vjeçari Drilon Meniqi, i cili humbi jetën pas një përplasjeje mes motoçikletës që drejtonte dhe një automjeti. Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti me motoçikletë në Vushtrri A.Bajramaj, e cila ishte lënduar rëndë në një aksident në Jabllanicë të Leshanit në rrugën Pejë–Klinë, ndërroi jetë pas disa ditësh trajtim në spital. Këto raste tragjike kanë rikthyer shqetësimet për sigurinë në trafik dhe nevojën për kujdes të shtuar, teksa familje të shumta po përballen me humbje të mëdha dhe të parakohshme. Vdes gruaja e cila u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të Leshanit Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasi dy motra nga Topanica e Kamenicës humbën jetën në një aksident fatal trafiku në Gjermani. Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe. Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi në autostradën A5, ku pas një përplasjeje të parë mes dy automjeteve u krijuan pengesa në rrugë, duke shkaktuar një tjetër aksident zinxhiror ku u përfshinë pesë automjete. Dy motrat, që udhëtonin me një veturë tip Smart, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. E trishtë: Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Raportohet gjithashtu se në një aksident trafiku në Francë ka humbur jetën Besire Kolgeci-Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës. Sipas familjarëve, në aksident janë lënduar edhe bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel. Një grua nga Suhareka dyshohet se ka humbur jetën në një aksident në Francë E gjatë datava 13-15 qershor, gjashtë humbje jetësh tronditën Kosovën, ndërsa familjet e viktimave mbetën pa më të dashurit e tyre. Vrasja e 27-vjeçarit në Prizren Albian Osmanaj, 27 vjeç, u vra me thikë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një konflikti familjar. Për rastin janë ndaluar tre persona, ndërsa i plagosur mbeti edhe babai i viktimës. Gruaja humb jetën në vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i lënduar rëndë pas një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin. Mërgimtari vdes gjatë fluturimit për në Kosovë Një 63-vjeçar nga Kosova humbi jetën pasi pësoi probleme shëndetësore gjatë një fluturimi nga Zvicra drejt Kosovës. Ai u dërgua në QKUK pas aterimit, por mjekët konstatuan se kishte arritur pa shenja jete. Vdes 50-vjeçari pas një muaji nga aksidenti Gazmend Alidema humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 2 maj. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve edhe pas më shumë se një muaji trajtim. 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën në Ulqin Një 17-vjeçar nga Malisheva, me inicialet E.K., humbi jetën teksa ishte duke punuar në Ulqin. Vdekja e tij ka tronditur familjen dhe miqtë e të ndjerit. 46-vjeçari nga Kosova vdes në Rrugën e Kombit Një 46-vjeçar nga Kosova humbi jetën pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit. Dyshohet se viktima po kalonte rrugën pasi kishte zbritur nga autobusi në momentin e aksidentit. /Klankosova.tv Gjashtë jetë të shuara në tri ditë, rastet që tronditën Kosovën