Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes NULL NULL 24.06.2026 14:22 24.06.2026 14:22 Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku humbi jetën shtetasi kosovar, Kadri Behluli. Sipas raportimit të Top Channel, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit. “Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën”, raportoi gazetarja e Top Channel nga Lezha. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe djali i viktimës dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën, të lënduar djali e motra e tij