Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti me motoçikletë në Vushtrri

NULL NULL
21.06.2026 07:46
Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti me motoçikletë në Vushtrri
Viktima e aksidentit në Vushtrri/ Drilon Meniqi

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.

Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi, raporton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./Klankosova.tv

Policia deklarohet për aksidentin në Vushtrri, vdes një 22-vjeçar

lajme të ngjashme