Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes gruaja e cila u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të Leshanit

NULL NULL
17.06.2026 18:08
aksident ilustrim kosove
Foto ilustruese

Ka vdekur gruaja e cila ditë më parë mori lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

Klankosova.tv mëson se viktima është A.Bajramaj.

Ajo po trajtohej në spitalin e Pejës, ndërsa vdiq në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme