Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, katër të lënduar (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 14:33 15.06.2026 14:33 Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Siç tha Gashi, të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur./Klankosova.tv