KQZ: 48 orë afat për ankesa, më pas shpallen rezultatet përfundimtare NULL NULL 17.06.2026 18:47 17.06.2026 18:47 Pas përfundimit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se e drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar. “Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, deklaroi ai./Klankosova.tv Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit