Futbolli francez në zi: Trajneri Eric Roy humb betejën me kancerin NULL NULL 17.06.2026 19:51 17.06.2026 19:51 Pavarësisht betejës së gjatë me kancerin, Eric Roy vazhdoi të ishte i përkushtuar ndaj futbollit deri në ditët e fundit të jetës së tij. Trajneri francez ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Roy ishte në krye të skuadrës së Brestit deri në vdekjen e tij, ndërsa arritja më e madhe në periudhën e fundit ishte sigurimi i një kualifikimi historik të klubit në Ligën e Kampionëve. Përveç suksesit si trajner, ai gëzoi edhe një karrierë të gjatë si futbollist profesionist, transmeton Klankosova.tv. Gjatë viteve të tij në fushën e lojës, Roy veshi fanellat e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë Nice, Lyon, Marseille, Sunderland, Troyes dhe Rayo Vallecano. Largimi i tij nga jeta përbën një humbje të madhe për futbollin francez, ndërsa kontributi dhe pasioni që tregoi për sportin do të mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.