Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushnje: U rrokullis me traktor, vdes 65 vjeçari

NULL NULL
17.06.2026 20:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punës në tokat bujqësore.

Viktima është Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas të Njësisë Administrative Ballagat. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte duke drejtuar një mjet bujqësor kur, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, humbi kontrollin e tij.

Si pasojë, 65-vjeçari është zënë poshtë nga mjeti, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen. Pavarësisht rrethanave, Hasalla nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, shkruan Oranews transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

lajme të ngjashme