Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit NULL NULL 17.06.2026 18:40 17.06.2026 18:40 Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30. “Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë (1) verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta dhe (2) numërimi i votave të kandidatvëe për deputetë nga këto vendvotime” “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është bërë (1) numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 47 vendvotime të 30 përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës, i zhvilluar më 6 qershor dhe ku kanë votuar rreth 23,000 shtetas të Kosovës dhe (2) numërimi i rreth 83,000 fletëvotimeve nga votimi përmes postës”. “Gjithashtu, në QNR është bërë (3) numërimi i rreth 8,700 fletëvotimeve me kusht nga 52 vendvotime me kusht dhe (4) numërimi i rreth 1,840 mijë fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoa të veçanta”, deklaroi ai./Klankosova.tv