Gazetari Islami: Ekipet e vogla po i japin sharm Kampionatit Botëror (VIDEO) NULL NULL 25.06.2026 17:03 25.06.2026 17:03 Gazetari i sportit në Klan Kosova, Lutrim Islami, i ftuar në emisionin “Ora e Pasditës”, foli për befasitë e Kampionatit Botëror, ndikimin e ekipeve më të vogla dhe rikthimin e debatit të përhershëm mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Islami tha se nuk është vetëm Turqia ajo që ka befasuar në këtë kampionat, pasi edhe kombëtare të tjera kanë treguar paraqitje mbresëlënëse. “Nuk ishte vetëm Turqia. Ka pasur edhe kombëtare të tjera që kanë befasuar. Megjithatë, ekipet e vogla i kanë dhënë një lloj sharmi Kampionatit Botëror”, u shpreh ai. Duke folur për figurat që kanë tërhequr vëmendje gjatë turneut, Islami veçoi portierin Vozinha. “E kemi parë portierin Vozinha, i cili ka marrë vëmendje shumë të madhe, madje ka fituar më shumë ndjekës në rrjetet sociale se Neuer”, tha ai. Ndërkohë, ai komentoi edhe paraqitjet e Cristiano Ronaldos, duke theksuar presionin që kishte portugezi pas një serie ndeshjesh pa shënuar. “Ronaldo kishte një presion të madh, sepse pati 10 ndeshje pa gola. Kur e shënoi golin, u çlirua. Dhe duket se po vazhdon debati Messi–Ronaldo, edhe pse kanë kaluar dy dekada që po i shohim në skenën e futbollit botëror”, deklaroi Islami. Sipas tij, rivaliteti mes dy legjendave të futbollit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara nga tifozët anembanë botës. /Klankosova.tv