Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Infantino: Bashkë me Trump do t’ia dorëzojmë trofeun fituesit të Kupës së Botës

NULL NULL
25.06.2026 19:15

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino tha në stacionin televiziv amerikan Fox se trofeu i fituesit do t’i dorëzohet fituesit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump pas finales së Kupës së Botës.

“Unë dhe presidenti do ta shijojmë finalen së bashku dhe, sigurisht, do t’ia dorëzojmë trofeun fituesit së bashku”, tha Infantino.

Infantino dhe Trump kanë një marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore, e cila u bw veçanërisht e dukshme në dhjetor të vitit të kaluar, kur Infantino i dorëzoi Trump Çmimin e Paqes të FIFA-s, të krijuar për këtë rast, gjatë shortit për grupet e Kupës së Botës.

Finalja e Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik në East Rutherford, pranë qytetit të lindjes së Trump, Nju Jorkut. Ishte i njëjti vend ku Trump ia dorëzoi trofeun Chelseat pas finales së Kupës së Botës për Klube vitin e kaluar.

Më pas ai bëri një foto me lojtarët, gjë që i habiti shumë.

lajme të ngjashme