Pjetër Shala në tri beteja ligjore me Specialen (VIDEO) NULL NULL 25.06.2026 20:41 25.06.2026 20:41 Me Specialen ka hapur dy beteja ligjore, paralelisht. Derisa, një betejë tjetër e ka hapur edhe në një institucion tjetër. Së pari, Pjetër Shala i është drejtuar Dhomës Kushtetuese të Gjykatës Speciale si shkalla finale e këtij institucioni, nga e cila kërkon të vërtetojë se “Ujkut” të luftës, i janë shkelur të drejtat e njeriut. Shala, të cilit Mbrojtësi i Viktimave i kundërpërgjigjet të premten e 26 qershorit, thotë se Themelorja, Apeli e Supremja nuk qenë të drejta në raport me të, hetimet e mbrojtjes dhe mënyrën se si iu shfrytëzuan si deklarata inkriminuese, rrëfimet që kishte bërë pa shoqërinë e avokatit në 2016 dhe 2019. Përmendet edhe fakti se mbrojtjes nuk iu lejua thirrja e dëshmitarëve që deshi, si Ruzhdi Saramati. Kushtetuesja do ta shqyrtojë edhe njëherë faktin se Specialja e merr si limit burgimin e përjetshëm për dënim, si pasojë jep verdikte më të rënda për krime lufte se secila gjykatë tjetër në Kosovë apo TPNJ. Por pos kësaj, Shala i është drejtuar edhe Dhomës Supreme, për vendimin i cili është pasojë e dënimit të tij për krime lufte, zhdëmtimi i viktimave. Ish-komandant Ujku e vlerëson të padrejtë vendimin për dhënien e 208 mijë eurove reparacion 8 viktimave, edhe pse për të njëjtat vepra iu ul dënimi nga 18 në 13 vjet burgim. Për këtë ankesë tashmë ka përgjigje nga Mbrojtësi i Viktimave, Simon Laws, i cili thotë se ndryshimi i dënimit nga Apeli është krejt i parëndësishëm për zhdëmtimin. Pos këtyre dyjave, Shala po pret ende një përgjigje nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse do ta pranojë ta shqyrtojë adresimin e tij të janarit 2026, kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.