Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova s’ftohet në Samitin e NATO-s, MPJD: S’marrim pjesë se s’jemi anëtar, në raste të veçanta ftohen partnerët

NULL NULL
25.06.2026 16:25

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me mosftesën ndaj Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.

Përmes një reagimi, kjo ministri ka thënë se Kosova nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe.

‘’Republika e Kosovës deri më tani nuk ka marrë pjesë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Pjesëmarrja e Kosovës në të kaluarën ka qenë në kuadër të aktivitetit “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), të organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në margjinat e Samitit të NATO-s. Ky aktivitet ishte një ngjarje e veçantë, e organizuar paralelisht me samitin, dhe nuk përbënte pjesëmarrje në vetë Samitin e NATO-s.’’, thuhet në reagim.

Aty thuhet se samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës.

“Në raste të veçanta, në varësi të agjendës së samitit, ftesë mund të marrin edhe partnerë të NATO-s. Në samitin që do të mbahet në Ankara, përveç vendeve anëtare, ftesë kanë pranuar partnerët e NATO-s në kuadër të Indo-Pacific Four (IP4) – Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina, në cilësinë e partnerit të NATO-s.”, thuhet tutje në reagim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme