Vdekja e të miturit në Gjakovë, Mehmeti: Dyshohet se ra në kontakt me rrymën (VIDEO) NULL NULL 25.06.2026 13:54 25.06.2026 13:54 Ditën e djeshme, Gjakova u trondit nga një rast i rëndë. Një i mitur u gjet pa shenja jete në fshatin Palabardh të kësaj komune. Vdekja e tij mbetet ende mister, derisa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. E detajet e kësaj ngjarje tragjike u trajtuan sot në emisionin Kosova Today me gazetarin Faton Mehmeti. Ai tha se dyshimet janë që viktima të ketë pasur kontakt me rrymën. “Për arsye se aty është një trafo e madhe e energjisë elektrike ku kanë qenë të pozicionuar policia. Nuk dihet se a ka qenë fëmija aty apo jo, por tashmë mbetet si një pistë e hetimit, pra që mund të ketë rënë në kontakt me korrentin. Mirëpo, mbetet për t’u verifikuar dhe për t’u konstatuar më tej se çka ka ndodhur me të vërtetë me fatin e tij”, deklaroi Mehmeti në Klan Kosova.