Nis fjala përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan NULL NULL 25.06.2026 13:53 25.06.2026 13:53 Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021. Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi, raporton RTK, transmeton Klankosova.tv. Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj. Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.