Podujeva mbetet pa ujë, shkak punimet në gypin furnizues të Albanikut NULL NULL 25.06.2026 15:05 25.06.2026 15:05 Foto ilustrim KRU “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut. Sipas njoftimit, ndërprera me ujë do të nisë nga ora 15:00, deri në sanimin e plotë të defektit në gyp, transmeton Klankosova.tv. “Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.