Zhduket një grua në Prishtinë NULL NULL 26.05.2025 08:54 26.05.2025 08:54 Foto ilustruese e zhdukjes. Një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë. Sipas policisë, ajo u rezulton e zhdukur që nga 23 maji i këtij viti, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare me datë 25.05.2025 ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 23.05.2025 ishte larguar dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.