Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjidhjet për këmbë të lodhura dhe të ënjtura

NULL NULL
01.11.2016 16:30

Edhe nëse keni ndenjur në këmbë gjatë gjithë ditës, ose keni mbajtur këpucët e gabuara të cilat nuk janë shumë të rehatshme, duhet të kujdeseni shumë që të shmangni problemet në periudhën afatgjatë.

Zbutini këmbët në ujë

Një nga zgjidhjet për këmbë të lodhura dhe të fryra është ti zhysni në ujë sapo të hiqni këpucët. Zgjidhja më e mirë për temperaturën e ujit është të alternoni njëherë me të ftohtë e njëherë me të ngrohtë.
Përgatisni një legen të madh me ujë të ftohtë dhe një tjetër me ujë të ngrohtë. Uji për të futur këmbët nuk duhet të jetë kurrë shumë i nxehtë sa të djegë, kështu që sigurohuni që t’a testoni me duar më parë. Alternoni 30 sekonda në ujë të ftohtë me dy minuta në ujë të ngrohtë për 15 minuta. Ndryshimi në temperaturë do të stimulojë qarkullimin dhe do të largojë simptomat.
Shtoni kripëra ose vajra esencialë në ujin e ngrohtë. Përdorni pak vaj eukalipti ose mente që këmbët të relaksohen edhe më shumë. Nëse keni probleme të cilat janë diagnostifikuar, zgjidhje e mirë për këmbët e lodhura do të ishte dhe një qese me akull.
Nëse përdorni kripëra mjaftojnë vetëm dy lugë gjelle, dhe mos harroni që gjithmonë të përdorni një losion freskues pasi kripërat zakonisht e thajnë lëkurën.

Masazhojini këmbët

Një nga mënyrat më efektive për këmbë të lodhura dhe të ënjtura është një masazh klasik. Nëse thjesht do ti fërkoni, vajrat e duhur do t’ju ndihmonin shumë. Përdorni 3 pika vaj livandë me dy lugë gjelle vaj ulliri ose përdorni një kombinim tjetër, 3 pika vaj ose fletë mente përzierë me dy lugë gjelle vaj susami.
Nëse preferoni të masazhoni këmbët pa vaj fare, mënyra më e thjeshtë është të merrni një masazhues këmbësh që rrotullohet. Nëse nuk keni këtë mjet të duhur, mund të përdorni edhe një top tenisi. Masazhi më i mirë është me këmbët e zbathura, kështu që vendosni topin e tenisit poshtë këmbëve dhe rrotullojeni këmbën mbi të për 5-10 minuta.

Fërkim me mente

Një losion me mente mund të bëjë mrekulli për këmbët, me shumë pak masazh. Përdorni mente me aromë të fortë dhe fërkojeni në mënyrë rrotulluese. Nëse i ndjeni këmbët e thata, mund t’a lini losionin gjatë gjithë natës. Flini me çorape pasi ta keni aplikuar dhe ditën tjetër do të kuptoni ndryshimin.

Banjë për këmbët me mjaltë dhe qumësht

Sipas recetës së Dr. OZ për këmbë të lodhura dhe të fryra ajo ka shumë përbërës, por është një zgjidhje e garantuar për këmbët tuaja. Përziejini të gjithë përbërësit përpara se ti fusni në ujë të ngrohtë për një banjë 15 minuta.

1 filxhan çaji qumësht
1/2 filxhan çaji lëng portokalli
5 lugë gjelle mjaltë
2 lugë çaji sodë buke
1 lugë çaji kanelle
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Lëreni të gjithë përbërësit të bëjnë punën e tyre dhe do shikoni që do të bëjnë efekt shumë më shpejt se kripërat e gatshme.

Mbajini këmbët lart

Nëse jeni aq të lodhur sa nuk mund të përgatisni asnjë banjë të ngrohtë, një zgjidhje e thjeshtë është ti ngrini lart ato. Merrni disa jastëkë nëse jeni shtrirë dhe mbajeni këmbët mbi to për 15-20 minuta.

lajme të ngjashme