“Nuk ka tërheqje të trupave nga KFOR-i”, Balidemaj: Mesazh i qartë i Gjermanisë për kundërshtarët e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 23:32 15.06.2026 23:32 Gjermania nuk po planifikon të tërheqë trupat ushtarake nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo u konfirmua sot për Klankosova.tv nga autoritetet gjermane. Kjo temë u trajtua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me Deli Balidemajn, deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme. Balidemajn tregoi se cili është mesazhi me këtë rast i Britanisë, por me theks të veçantë edhe i Gjermanisë, sidomos për ata që nuk ia duan të mirën Kosovën. “Gjithsesi se ky është një mesazh shumë i rreptë, por në të njëjtën kohë edhe një përgjigje për të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Kosovën”, deklaroi Balidemaj në Klan Kosova. Së fundmi, Bundestagu gjerman ia ka vazhduar mandatin forcave të Bundeswehrit në kuadër të misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR.