Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti iranian thotë se marrëveshja përfundimtare nuk është arritur ende

NULL NULL
15.06.2026 23:47
Presidenti iranian thotë se marrëveshja përfundimtare nuk është arritur ende
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian. AP.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian përmes një postimi në “X” është shprehur se një  marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende.

Ai u shpreh se ajo për çka janë pajtuar është hap i madh drejt përfundimit të luftës, raporton Sky News.

“Ajo për të cilën është rënë dakord është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës dhe fillimit të negociatave”, tha presidenti i Iranit.

Në një postim të veçantë, ai tha: “Memorandumi i mirëkuptimit që është zhvilluar është rezultat i muajve të dialogut të vazhdueshëm.”

Pezeshkian tha se memorandumi ishte një “dokument krenarie” për Iranin dhe këmbënguli se Irani ishte përgatitur për të gjitha opsionet pavarësisht marrëveshjes paraprake.

lajme të ngjashme