Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artim Pollozhani rikthehet te Shkëndija, emërohet trajner i skuadrës tetovare

NULL NULL
15.06.2026 22:59

Artim Pollozhani është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Shkëndijës së Tetovës, duke u rikthyer në klubin ku më parë kishte lënë gjurmë si futbollist.

Klubi tetovar ka vendosur t’ia besojë drejtimin e skuadrës ish-mesfushorit të njohur, i cili vjen me përvojë në pankinë nga kampionate të ndryshme në rajon. Pollozhani zë vendin e Jeton Beqirit, i cili u largua nga posti i trajnerit pas përfundimit të sezonit.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Pollozhani ka qenë pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës, fillimisht në rolin e ndihmësit të Ilir Dajës dhe më pas si kryetrajner për një periudhë të shkurtër.

Së fundmi, ai ishte i angazhuar te Flamurtari në kampionatin shqiptar, ndërsa tani nis një kapitull të ri në krye të Shkëndijës, me synimin për të vazhduar sukseset e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.

lajme të ngjashme