Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet në Serbi: Luginasit përsëri garojnë të ndarë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 26.11.2023 20:59
Lugina Zgjedhjet

Zgjedhjet e reja, avazi i vjetër.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk arritën të pajtohen që të dalin me një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Sipas njërit krah, deputeti aktual Shaip Kamberi ka faj që tani ka dy lista, pasi sipas Sami Salihut nga koalicioni ANP-LPR, Kamberi nuk ka pranuar të diskutohet numri një në listë.

E njohësit e zhvillimeve atje, thonë se uniteti i munguar mes shqiptarësh është dështim edhe i Prishtinës e Tiranës.

Problematike për Belgzim Kamberin nga Këshilli për të Drejtat e njeriut në Preshevë, nga kjo ndarje është edhe sigurimi i ulëseve në parlament.

Lidhur me këtë, qe deputeti aktual, Shaip Kamberi njëherësh bartësi i ”Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, ai i cili fare nuk u përgjigj gjatë ditës.

lajme të ngjashme