Zgjedhjet në Iran: Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e para që nga protestat masive NULL NULL 01.03.2024 09:14 01.03.2024 09:14 Zgjedhjet në Iran Votimi është duke u zhvilluar në Iran ndërsa vendi mban zgjedhjet e para që nga protestat antiqeveritare të vitit 2022. Zgjedhjet e së premtes shihen si një test vendimtar i legjitimitetit dhe mbështetjes kombëtare për udhëheqjen e Iranit – por pritet një pjesëmarrje e ulët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Apatia e votuesve mbetet e lartë pas një periudhe trazirash pas vdekjes së një gruaje të re të arrestuar nga policia e moralit për veshjen e mbulesës si “të papërshtatshme”. Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë. Sot po zhvillohen dy votime të veçanta: një për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit dhe një tjetër për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Ekspertëve. Asambleja zgjedh dhe mbikëqyr figurën dhe komandantin më të fuqishëm të Iranit, udhëheqësin suprem – i cili merr vendime kyçe për çështje të rëndësishme për votuesit, si liritë sociale dhe kushtet ekonomike.