Zelenskyyt i zbehet interesimi për anëtarësim në NATO NULL NULL 08.03.2022 14:31 08.03.2022 14:31 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë me dije se për shkak të refuzimit të NATO-s për ta pranuar vendin e tij, edhe ky tashmë e ka humbur interesimin për të qenë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike. Këtë qëndrim të ri, lideri i vendit të sulmuar nga Rusia e bëri të ditur në një intervistë për televizionin amerikan “ABC News”, pak orë pasi NATO-ja e refuzoi edhe kërkesën e tij për mbylljen e zonës ajrore mbi Ukrainën. Ai kërkoi ndihmën e Perëndimit e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa alarmoi se Vladimir Putin nuk do të ndalet nëse e pushton Ukrainën. “Sepse ne jemi të parët. E ju do të jeni të dytët. Sa më shumë që hanë kjo bishë, do të kërkoj shumë, e më shumë” , tha ai. Zelenskyy tha se Ukraina është e gatshme të negociojë për zonat e pushtuara më herët nga Rusia, por assesi që të dorëzohet para kërkesave dhe forcës së Rusisë.