Sa deputetë pritet të ketë Prizreni në Kuvendin e ri? (VIDEO) NULL NULL 19.06.2026 07:46 19.06.2026 07:46 Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë, ndërsa pesë nga komunitetet pakicë. Gazetari korrespondent Nuhi Salihu ka bërë të ditur në emisionin “Ora 7”, nga komuniteti shumicë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me Anton Quni, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të ketë dy deputetë, Artan Abrashi dhe Arbër Rexha. Sa i përket komuniteteve pakicë, dy deputetë do t’i takojnë partisë së komunitetit turk, ndërsa nga një deputet do të kenë partia e Emilija Rexhepi dhe partia e Duda Balje, si dhe një mandat nga koalicioni tjetër VAKAT. Ndiqni detajet e plota: