Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rita Ora ndez atmosferën para festivalit Isle of Wight

NULL NULL
19.06.2026 08:21

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me fansat emocionet para performancës së saj në festivalin e njohur Isle of Wight Festival.

Në një postim në rrjetet sociale, Rita e cilësoi paraqitjen e saj akustike në Soho House & Co si “ngrohjen” perfekte për sezonin veror të festivaleve. Ajo falënderoi organizatorët për mundësinë që të realizojë performanca spontane akustike, duke theksuar se kjo është një nga gjërat që pëlqen më shumë të bëjë.

“THE WARM UP. Shihemi të shtunën! Shfaqja ime e parë në festival për këtë verë. Faleminderit Soho House & Co që më lejoni gjithmonë të bëj sete akustike spontane. Është fjalë për fjalë gjëja ime e preferuar në botë. Të gjithë ju që erdhët jeni ikonikë”, shkroi ajo. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme