Goditje e rëndë për Kanadanë, Ismael Kone humbet pjesën e mbetur të Kupës së Botës NULL NULL 19.06.2026 08:16 19.06.2026 08:16 Kanada ka marrë një lajm shumë të hidhur, pavarësisht fitores historike 6-0 ndaj Katarit. Mesfushori Ismaël Koné ka pësuar një frakturë të rëndë në këmbë dhe nuk do të luajë më në Kupën e Botës 2026. 24-vjeçari u lëndua rëndë në minutën e 54-të pas një ndërhyrjeje të mesfushorit të Katarit, Assim Madibo. Koné u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua menjëherë në spital, ndërsa trajneri Jesse Marsch konfirmoi se bëhet fjalë për një humbje të madhe për përfaqësuesen kanadeze. Sipas raportimeve, Kone ka pësuar thyerje të tibias dhe fibulës, do t’i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë për katër deri në pesë muaj, duke i dhënë fund para kohe aventurës së tij në Botërorin 2026.