Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime

NULL NULL
19.06.2026 08:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të vendvotimeve të rregullta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon dhe është drejt përfundimit.

Sipas përditësimit të fundit nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 176 nga gjithsej 185 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 9 të tjera për t’u përmbyllur.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se pjesa e mbetur e procesit pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Procesi i rinumërimit kishte nisur në mëngjesin e së enjtes dhe përfshin në total 185 vendvotime të rregullta, që përbëjnë 7.41% të gjithsej 2,498 vendvotimeve ku është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme