Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk NULL NULL 07.01.2024 10:47 07.01.2024 10:47 Volodymyr Zelensky Të paktën 11 persona u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin. Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin lindor të Ukrainës, pjesërisht i pushtuar nga Rusia, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. Shërbimet e urgjencës besojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi rreth gjashtë persona të tjerë duket se janë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar. Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy tha se Rusia duhet të ndjejë pasojat e çdo sulmi të tillë, duke shtuar se “asnjë sulm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja”. Granatimet goditën qytetin e Pokrovsk, rreth 50 km nga vija e frontit. Para luftës, ajo kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh. Nëntë persona u vranë dhe 82 u plagosën në gusht nga bombardimet ruse.