Konfliktet në botë, Koci: SHBA edhe shumë gjatë do ta mbajë rolin prijës (VIDEO) NULL NULL 29.07.2026 14:38 29.07.2026 14:38 Analisti Milazim Koci i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka komentuar konfliktet mes SHBA-Iran dhe Rusi-Ukrainë. Ai tha se pas këtyre dy fronteve të luftës në fakt janë dy pole që rivalizojnë njëra-tjetrën, transmeton klankosova.tv. “Janë dy pika, por mendoj që janë vetëm simbolik e një konflikti shumë më të gjerë. Pra, ne e kemi një luftë që e shohim në Iran dhe në Ukrainë, por pas këtyre dy fronteve i kemi dy pole. Në njërën anë është SHBA-Evropa dhe Izraeli në anën tjetër e kemi Rusinë, Kinën, Iranin, Korenë Veriore dhe disa tjera, në esencë ballafaqimi është ky. Tentimi i Lindjes është ta privojnë Amerikën nga roli prijës në botë, kërkojnë multipolaritet, kërkojnë që edhe ato të kenë të njëjtin pozicion, por unë jam i bindur që SHBA edhe shumë gjatë do ta mbajë rolin prijës, pse? Luftërat sot nuk vendosen me ushtarë, tanke me aeroplanë as me armë bërthamore, luftën sot e vendos IA. Intelegjenca Artificiale do të jetë ajo që do jetë përcaktuese për fituesin”, tha ai. Në anën tjetër, Bardh Zherka tha se Kina është përfituesja më e madhe e këtyre konflikteve. “Në fakt lajmi i fundit është që Koreja e Veriut po i dërgon edhe 30 mijë trupa në Ukrainë për luftë. Përveç trupave që i ka dërguar më herët edhe 30 mijë trupa që po i dërgon tash e që është bukur signifikante duke e marrë parasysh çfarë roli të madh luan numri i trupave që dërgohen atje, për shkak edhe të mungesës së trupave ukrainase dhe protestave që po bëhen atje…Përtej Koresë së Veriut, faktor më i madh dhe më i rëndësishëm është Kina”, tha Zherka.