Yan Bisseck rinovon me Interin, firmos kontratë të re pesëvjeçare! NULL NULL 29.07.2026 15:04 29.07.2026 15:04 Interi ka siguruar të ardhmen e një prej mbrojtësve të tij më të rëndësishëm. Yan Bisseck ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër edhe për pesë vite të tjera. Mbrojtësi gjerman do të përfitojë 3 milionë euro në sezon nga marrëveshja e re, duke konfirmuar besimin e plotë që drejtuesit e Interit kanë ndaj tij. Bisseck ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të repartit defensiv në sezonet e fundit dhe rinovimi i kontratës vjen si shpërblim për paraqitjet e tij me fanellën zikaltër, transmeton Klankosova.tv. Interi vazhdon kështu punën për të mbajtur në Milano bërthamën e skuadrës në prag të sezonit të ri.