Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varreza masive në Zubin Potok, prokuroria: Presim përfundimin e ekzaminimeve

NULL NULL
29.07.2026 15:01

Prokuroria Speciale është deklaruar sërish lidhur me dyshimet për varreza masive në fshatin Kalludër e vogël e Zubin Potokut.

Në një konferencë për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta, tha se nuk mund të jepen më tepër detaje lidhur me rastin, pa u kryer ekzaminimet e nevojshme.

Luta tha se PSRK-ja është e përkushtuar të hetojë dhe zbardh këtë rast sipas standardeve më të larta profesionale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore këtu në Prishtinë, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile”, deklaroi Luta.

“Prokuroria Speciale është e përkushtuar që ta hetojë këtë rast dhe t’i zbardhë të gjitha rrethanat e tij, në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale. Me qëllim të ruajtjes së procedurës hetimore, në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, theksoi ajo.

“Po ashtu, nuk mund të komentojmë procesin që është duke u zhvilluar rreth gërmimeve në komunën e Zubin Potokut. Çdo konfirmim mund të bëhet vetëm pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe identifikimit nga institucionet kompetente. Andaj iu bëjmë thirrje të gjithëve, publikut, mediave, që të ruhen nga publikimi i çdo informacioni të pakonfirmuar, në shenjë respekti ndaj viktimave, identitetit të tyre, familjarëve të tyre dhe të këtij procesi hetimor. Pra këtë proces është duke e udhëhequr Prokuroria Speciale dhe mbetet e përkushtuar që ta hetojë çdo rast të krimeve të luftës, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, shtoi zëdhënësja e PSRK-së

lajme të ngjashme