Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rruga nuk fal”, 58 persona humbën jetën në aksidente për shtatë muaj

NULL NULL
29.07.2026 15:40

Policia e Kosovës ka publikuar një bilanc shqetësues të sigurisë në komunikacion, duke bërë të ditur se nga janari deri në korrik 2026 kanë humbur jetën 58 persona në aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të prezantuara, 30 viktima ishin shoferë që dyshohet se nuk kontrolluan shpejtësinë; 14 viktima ishin pasagjerë, dhe 14 viktima ishin këmbësorë, transmeton Klankosova.tv.

Policia njofton gjithashtu se 19 raste kanë qenë vetëaksidente, ku nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.

Përmes kësaj fushate, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se rruga nuk fal gabimet.

Po ashtu, Policia u ka bërë apel këmbësorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugë, ndërsa ka rikujtuar se secili pjesëmarrës në trafik ka përgjegjësi për sigurinë e vet dhe të të tjerëve.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "POLICE KJO NUK EHTE STATISTIKE. KETO JANE TE SHUARA! JANAR KORRIK 2026 58 TE HUMBURA ΝE RRUGE Rruga nuk është pistë garash. Rruga nuk fal. 30 Shoferë mendonin kontrollonin shpejtësinë 19 VETE-AKSIDENTE 14 Pasagjerë Që besuan jetën tyre në duar gabuara 14 Këmbësorë Që dolën nga shtépia dhe nuk kthyen kurrë Asnjë automjet tjetër nuk ishte fajtorë. MOS SUVETEVRIT Ti timonin, jo jeten tjetrit BẼNI KUJDES! STOP NJỄ SEKONDE VLEN SA JETA. Mbyll telefonin. 192 Ule shpejtësinë. Vendos Vendosrripin. rripin. Info@kosovopolice.com www.kosovopolice.com"

lajme të ngjashme