Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky i kërkon Trumpit ta vizitojë Ukrainën përpara marrëveshjes me Rusinë

NULL NULL
14.04.2025 10:17

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trumpin që ta vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

“Ju lutemi, përpara çdo lloj vendimi, çdo lloj forme negociatash, ejani të shihni njerëz, civilë, luftëtarë, spitale, kisha, fëmijë të shkatërruar ose të vdekur”, tha Zelensky në një intervistë për programin 60 Minuta të CBS, transmeton Klankosova.tv.

Intervista u regjistrua para sulmit shkatërrues me raketa ruse të së dielës në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz – duke përfshirë dy fëmijë – dhe plagosi 117 të tjerë.

Trumpi e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

lajme të ngjashme