Zbulim i jashtëzakonshëm: Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli NULL NULL 31.08.2025 13:08 31.08.2025 13:08 Foto nga BBC Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë portokalli, i pari i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë. Shkencëtarët kanë publikuar fotot në revistën Marine Biology, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë vjen nga një gjendje e rrallë e quajtur “xanthism”. Kjo ndodh kur pigmentet më të errëta në lëkurë mungojnë, duke i lejuar nuancave të verdha ose portokalli të shfaqen më qartë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas ekspertëve, kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë te peshqit, përfshirë edhe peshkaqenët.