Zbukurimet unike të spitaleve për festat e fundvitit NULL NULL 20.12.2015 15:39 20.12.2015 15:39 Drejtuesit e disa spitaleve në botë kanë menduar të sjellin atmosferë festive edhe në këto ambjente jo të preferuara nga njerëzit. Këto imazhe, tregojnë se me mjetet e spitalit mund të krijohen zbukurime nga më të ndryshmet, në mënyrë që të ndihet nga pacientët atmosfera e festave të fundvitit. Fëmijë të sapolindur të futur në çorapen e Babagjyshit të Krishtlindjes, pemë e ndërtuar me dorezat e mjekëve, qeset e gjakut në formën e çorapeve, dritat e pemës futur në shishe ilaçesh, etj. Këto janë vetëm disa prej zbukurimeve unike të këtyre spitaleve./tvklan.al