Yee: Zgjedhjet e parakohshme s`janë opsion NULL NULL 29.03.2017 13:31 29.03.2017 13:31 Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre. Ai në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë e cila transmetohet sonte në orën 20:00, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, demarkacionin dhe asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Zëvendësndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listes serbe.