Lëndohet një person në Pogradec, mjeti bujqësor i përfundoi në përrua NULL NULL 22.06.2026 16:53 22.06.2026 16:53 Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Sipas Top Channel për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim dhe raportohet se i njëjti nuk është në rrezik për jetë. “Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.