Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blihet toka, Manchester United njofton për stadiumin e ri

NULL NULL
22.06.2026 18:08

Manchester United ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në projektin për ndërtimin e stadiumit të ri gjigant, i cili pritet të zëvendësojë ikonikun “Old Trafford” në vitet e ardhshme.

Klubi anglez ka njoftuar se ka finalizuar blerjen e një trualli prej 25 akrash, i vendosur rreth 350 metra në veriperëndim të stadiumit aktual, transmeton Klankosova.tv.

Toka është blerë nga kompania Indurent dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit ambicioz të klubit.

Sipas planeve të prezantuara nga drejtuesit e Manchester Unitedit, stadiumi i ri pritet të ketë kapacitet prej 100 mijë ulësesh, duke u bërë stadiumi më i madh në Evropë dhe një nga arenat më moderne në botën e futbollit.

Projekti pritet të përfundojë në vitin 2032 dhe është pjesë e planit afatgjatë për transformimin e zonës përreth “Old Trafford”, si dhe për modernizimin e infrastrukturës së klubit.

Me ndërtimin e stadiumit të ri, “Old Trafford”, shtëpia historike e Manchester Unitedit për më shumë se një shekull, po i afrohet fundit të një epoke të lavdishme që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit anglez dhe evropian.

lajme të ngjashme