Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

NULL NULL
22.06.2026 19:32

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.

lajme të ngjashme