Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se u vodhën 3 milionë euro, Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës

NULL NULL
14.07.2026 15:07

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar penalisht pas një kontrolli ku janë evidentuar parregullsi në administrimin e fondeve.

Sipas TopChannel, dyshohet për një mungesë prej rreth 3 milionë eurosh në fondet që lidhen me shërbimet e pagesave, transmeton Klankosova.tv.

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka marrë masa administrative ndaj personave përgjegjës dhe e ka referuar rastin në Prokurori.

Institucioni ka sqaruar se parregullsitë nuk kanë të bëjnë me fondet e pensioneve apo pagesat për pensionistët.

Ndërkohë, mësohet se ka dhënë dorëheqje edhe drejtuesja e financës, Valbona Hoti Duni. Hetimet për rastin do të vazhdojnë nga organet kompetente.

lajme të ngjashme