Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata e Paunoviqit, Çitaku: Ideologjia që prodhoi krime ende nuk është mposhtur

NULL NULL
14.07.2026 16:01

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave  ministres Snezana Paunovic, e cila ka thënë se Serbia po të ishte në kohën e Millosheviçit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se këto qëndrime tregojnë se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj, duke theksuar se ideologjia që, sipas saj, solli gjenocid, masakra dhe dëbime masive vazhdon të jetë e pranishme.

Problemi nuk është vetëm e kaluara. Problemi është se ideologjia që prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive ende nuk është mposhtur”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se deklarata të tilla janë fyerje për viktimat e luftës dhe dëshmi se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të kenë hapësirë në institucionet serbe.

lajme të ngjashme