Tragjedi në pushime: Babai vdes para syve të vajzës pasi përdori rrëshqitësen e ujit NULL NULL 14.07.2026 16:13 14.07.2026 16:13 Një turist britanik ka humbur jetën në Ibiza pasi nuk doli më në sipërfaqe pasi zbriti nga rrëshqitësja e ujit në hotelin ku po qëndronte. Familjarët e tij, përfshirë bashkëshorten dhe vajzën, të cilat ndodheshin me të në pushimet familjare, besohet se po e shikonin në atë moment, transmeton Klankosova.tv. Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pasi ai u vu re në vështirësi në pishinën e hotelit, emri i të cilit nuk është bërë publik, në resortin e njohur Cala Tarida, në bregun perëndimor të Ibizës. Stafi i hotelit i dha ndihmën e parë me reanimim kardiopulmonar dhe përdori një defibrilator pasi konfirmoi se ai kishte pësuar arrest kardiak. Megjithatë, përpjekjet për t’i shpëtuar jetën rezultuan të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Policia ka nisur një hetim lidhur me incidentin fatal, i cili ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së së shtunës. Gjatë muajit të fundit, katër fëmijë nga Mbretëria e Bashkuar janë mbytur në pishina në Spanjë, përfshirë një vajzë trevjeçare, e cila u dërgua në spital pasi u gjet “duke pluskuar me fytyrë poshtë” në pishinën e shtëpisë së pushimeve në Majorka një mbrëmje më parë, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.